KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mania “Pokemon Go” përfshin edhe Sirinë e shkatërruar nga lufta
KHALED+AKIL-99

Mania “Pokemon Go” përfshin edhe Sirinë e shkatërruar nga lufta

Vala mbarëbotërore e lojës Pokemon Go ka përfshirë edhe Sirine e shkatërruar nga lufta, kur të rinjtë, në përpjekje për pak zbavitje e çlodhje mes bombardimeve dhe urisë, bredhin rrugëve të prishur në kërkim të pokemonëve. Këtu jemi në Duma, në lindje të Damaskut, një vend i rrethuar që mbahen nën zotërim nga rebelët anti-qeveritarë. Si të mos mjaftonte lufta, rreziqet dhe mungesat që sjell ajo me vete, përdoruesit e internetit këtu përballen edhe me vështirësi teknike, si lidhje të ngadalta që ndërpriten shpesh, apo mungesë energjie elektrike. Lajme për luftën dhe vrasjet në Siri ka përditë në mediat botërore, por njerëzit e mbetur aty duan edhe të gëzojnë sadopak. Dëshira e hershme e njeriut për lojën tregon se gëzimi di ta mundë frikën e luftës. Loja Pokemon Go ka njohur mbi 75 milionë shkarkime brenda pak ditësh që nga dalja në treg, duke u bërë një nga më të pëlqyerat në botë.