KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: Drejtësia duhet të gjejë të vërtetën për përgjimet; Nuk komentoj vendimin e Gjykatës

Manjani: Drejtësia duhet të gjejë të vërtetën për përgjimet; Nuk komentoj vendimin e Gjykatës

Ministri i Drejtësisë i bën thirrje gjyqtarëve të denoncojnë nëse ka presione politike, por sqaroi se nuk kishte dijeni përsa i takon këtyre presioneve lidhur me vendimin për kryepolicin e shtetit, Haki Çako. I pyetur mbi vendimin për kthimin në detyrë të drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako, Manjani tha se vendimet e gjykatave nuk komentohen.
“S’kam dijeni për presione politike, por si ministër i Drejtësisë nxis të denoncojë nëse ka presione politike. Askush nuk mund të fshihet pas alibive reciproke. Vendimi i gjykatës është vendim dhe nuk kometohet. Nëse arsyet që e kanë çuar në vendim janë ekstra atëherë duhen parë”.
Manjani tha se i është drejtuar organit qëndror të akuzës në Itali për të thelluar hetimet mbi këtë çështje.
“Në dijeninë time hetimet vazhdojnë dhe vazhdojnë me shumë intensitet. Unë vetë kam çuar letërporosi për prokurorinë italiane për të thelluar hetimet. Gjyqtarët janë të pavarur në vendimet e tyre, drejtësia, prokuroria dhe gjykatat i kanë borxh të sqarojnë të vërtetën. Çdo kush jashtë gjykatës që përpiqet të sqarojë gjërat që shqetësojnë opinionin publik nuk bën mirë. Nëse një ka faj ose jo dikush duhet ta japë drejtësia”.
I pyetur nëse ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me pretendimin se është vënë në përgjim, Manjani deklaroi se është i hapur edhe nëse kërkohet të mësohet për jetën e tij private.