KRYEFAQJA » LAJME » Bota » MANJANI FRANCES : LIRONI RAMUSH HARADINAJN

MANJANI FRANCES : LIRONI RAMUSH HARADINAJN

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani kërkon lirimin e Ramush Haradinajt. Në një letër drejtuar homologut të tij,Francez, kreu i drejtësisë Shqiptare i kërkon homologut të tij Francës, Jean – Jacques Urvous, lirimin e Haradinajt, Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Manjani shkruan së shteti Serb ka keqpërdorur aksesin në Interpol për qëllime politike.

Në letër shkruhet se : Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se zt. Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë nga të dyja dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë si autoritet i themeluar nga OKB për këtë çështje. Si autoriteti qendror i përcaktuar për zbatimin e Konventës Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, do të vlerësoja i nderuar Koleg mospranimin nga ana juaj të kërkesave për ekstradim të motivuara politikisht nga shteti serb. Gjithashtu, do t’ju lutesha që shqetësimi ynë t’u përcillej autoriteteve gjyqësore franceze për të mundësuar lirimin e menjëhershëm të zt. Haradinaj.