KRYEFAQJA » LAJME » Manjani i ashpër me prokuorinë
Manjani i ashpër me prokuorinë

Manjani i ashpër me prokuorinë

Ministri shqiptar i drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur pakënaqësinë e tij për veprimtarinë e prokurorisë, ndërsa ka kërkuar ndryshimin rrënjësor të punës së saj. Duke folur në komisionin parlamentar të ligjeve zoti Manjani bëri të ditur se një kontroll i 2 mijë dosjeve në 8 prokurori të vendit, ka vërejtur një besueshmëri mjaftë të ulët.”Ankesat për shërbimin e Prokurorisë në Ministri janë të një numri të lartë që reflekton besimin e ulët të publikut tek ky shërbim’ tha ministri. Zoti Manjani njoftoi se “Kemi kërkuar procedim për 12 prokurorë, 2 prej të cilëve me masa ekstreme”.
Ministri i drejtësisë ka përsëritur deklaratën e tij të njohur për hartimin e një kodi të ri të proçedurës penale si dhe për proçese gjyqësore të menjëhershme dhe të drejtëpërdrejta. Zoti Manjani shprehu shpresën se Reforma në Drejtësis do të synojë zgjidhjen dhe minimizimin e këtyre të metave.