KRYEFAQJA » LAJME » Manjani i pakënaqur me gjykatat administrative, ngriten për të zgjidhur çështjet në 3 muaj
Manjani i pakënaqur me gjykatat administrative

Manjani i pakënaqur me gjykatat administrative, ngriten për të zgjidhur çështjet në 3 muaj

Dy vite pas ngritjes dhe funksionimit të gjykatave administrative ministri i drejtësisë shpreh rezerva për mënyrën e gjykimit dhe zvarritjeve në shkallët e gjyqësorit.

Pavarësisht një sinjali pozitiv që vjen në këtë sondazh, që sigurisht unë jam i lumtur, më besoni që nuk jam fare i kënaqur me situatën që jemi në Gjykatën Administrative dhe kjo sigurisht nuk vjen më së shumti për faj të gjykatës, por për faj të disa keq-llogarive në menaxhimin e çështjeve gjyqësore, në mënyrë të veçantë pas një vendimi të një trupe unifikuese të Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që një stok çështjesh që kishte të bënte me çështjet e marrëdhënies së punës dhe të pensionit, t’ia transferonte automatikisht Gjykatës Administrative, transferim i cili nuk u shoqërua me rritjen e numrit të gjyqtarëve është shprehur ministri Manjani.

Sipas tij në këto gjykata është krijuar stoku i çështjeve.

Manjani tha se po shikohet mundesia qe bashkë më Avokatin e Shtetit një pjesë e çështjeve të zgjidhen qoftë edhe me tërheqje ankimi.

Deri më sot kemi arritur të sigurojmë vetëm një trupë gjyqësore shtesë në Gjykatën e Apelit dhe nuk kemi arritur, për arsye objektive, për arsye se diskutimi, apo debati i tejzgjatur mbi reformën në drejtësi na ka bllokuar edhe disa nisma ligjvënëse që ne i kishim marrë për rregullimin e ligjit për Gjykatën Administrative, me qëllim që të plotësonim disa vende vakante që janë në shkallën e parë.”

Ngritja e gjykata administrative kishte si qëllim zgjidhjen në një afat prej 3 muajsh të çëshjeve civile për të cilat palët në gjykim duhet të prisnin vite.