KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: Komision për vlerësimin e gjyqtarëve, shqiptarët ankohen çdo ditë
yllmanjani-620x419

Manjani: Komision për vlerësimin e gjyqtarëve, shqiptarët ankohen çdo ditë

Pas ankesave të shumta  që vijnë çdo ditë në gjykatë nga qytetarët Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KLD po përgatit një inspektim tek gjyqtarët. Ministri Manjani tha se vlerësimi i figurës së gjyqtarëve do të bëhet përmes një komisioni të posaçëm.
“Publiku shqiptar ankohet ditë për ditë për procese gjyqësore jo të rregullta. Ankohet ditë për ditë për ekses të munguar në gjykatë. Ankohet ditë për ditë për padrejtësi, ankohet ditë për ditë për faktin se nuk beson tek gjykatat shqiptare. Ju siguroj se ka mijëra metra katror tokë dhe prona publike të grabitura me dokumente të falsifikuara por pa trajtuar siç duhet nga sistemi gjyqësor, ashtu siç ka raste të cilat i keni emetuar edhe ju, nuk kam asnjë arsye që ti mohoj, por përkundrazi ti evokoj akoma më shumë për të tërhequr vëmendjen se gjykatat nuk janë për të krijuar jurisprudencë të re, por janë për të zbatuar ligjet dhe për ti shërbyer qytetarëve që të marrin drejtësi.Po përgatisim një inspektim të përgjithshëm dhe do të doja ta bëja bashkë me Inspektoratin e KLD për të mos krijuar asnjë paralelizëm, por për ta bërë sa më profesionale. Kemi precedent të cilët do të duhet të vendosen në shtratin ligjor të sjelljes”, tha Manjani
Ai foli për angazhimin e qeverisë shqiptare, vendosmërinë e saj për reformën në drejtësi.
“Në diskutimin për reformën në drejtësi nëse ka një çështje që ka dakortësi 360 kjo është çështja e vetingut. Nga kjo pikëpamje përsa kemi rënë dakord që procedura e vetingut të figurës së gjyqtarëve do të bëhet me një komision të posaçëm. Kjo ka qenë dhe mbetet një angazhim i fortë i shtetit shqiptar. Kështu që kjo nuk është më mbrojtje politike, por është vendosje para përgjegjësisë së ligjit dhe marrje përgjegjshmërisë” përfundoi ministri Manjani.

Ju Rekomandojmë
  • Manjani: Komision për vlerësimin e gjyqtarëve, shqiptarët ankohen çdo ditë
  • Paloka: Nëse s’ka reflektim vijojmë bojkotin e Kuvendit
  • Meta pret Ahmetin: Forcim të bashkëpunimit Tiranë-Prishtinë
  • Avramopulos viziton Shqipërinë, në fokus çështja e refugjatëve

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?


Shto komentin tuaj

1 + 6 =
Gazeta ‘Shekulli’ iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te ‘Shekulli’ apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al