KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: Ndryshimi i politikave penale, ul mbipopullimin e burgjeve
Parlamenti miraton amnistinë, përfitojnë 720 persona

Manjani: Ndryshimi i politikave penale, ul mbipopullimin e burgjeve

Autoritetet të Ministria e Drejtësisë, po shikojnë mundësinë e ndryshimit të politikave penale, me synim uljen e mbipopullimit në burgjet shqiptare. Ministri i ri i drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë prezantimin të martën në Tiranë të dokumentit të politikave për uljen e mbipopullimit në burgje dhe paraburgime, tha se “ne jemi mbështetës të politikës penale që harmonizohet në interes të ligjit. Kam ndërmend që së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm të ndërtojmë një politikë penale strikte të bazuar në interes të ligjit dhe jo në interesa të çastit. Kjo do sjellë një zgjidhje të mbipopullimit në burgje” tha Ministri Manjani. Sipas tij “Në burg çdo i ri legjitimohet si një kriminel. Kam ndërmend të hy në një zgjidhje të këtij fenomeni për t’i dhënë zgjidhje çdo të riu. Ti japim mundësi që të integrohet, të futet në shoqëri si një njeri i edukuar dhe jo si i damkosur” spjegoi zoti Manjani. Ai përkrahu idenë edhe të dënimeve alternative si një mënyrë për të shmangur mbi popullimin.
Ideja e zoti Manjani, u përkrah edhe nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë Florian Rauning.“Privimi nga liria duhet të jetë opsioni i fundit. Kjo masë duhet të aplikohet vetëm kur vepra penale është aq e rëndë saqë aplikimi i çdo mase tjetër do të ishte i papërshtatshëm ”.
Aktualisht Shqipëria ka mbi 6000 të burgosur dhe para burgosur, ndërsa kapaciteti i institucioneve ku ata kryejnë dënimin është rreth 30 për qind më i i vogël.