KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Manjani: Në marrëdhënie me biznesin do të përdorim “strategjinë e letrës së bardhë”
Manjani: Në marrëdhënie me biznesin do të përdorim "strategjinë e letrës së bardhë"

Manjani: Në marrëdhënie me biznesin do të përdorim “strategjinë e letrës së bardhë”

Qeveria shqiptare po synon të përmirësojë në maksimum marrëdhëniet me biznesin që operon në vend, pas pakënaqësive të shprehura prej tij kohët e fundit. Për këtë ajo ka zgjedhur atë ministri i drejtësisë Ylli Manjani e ka quajtur “strategjia e letrës së bardhë”. “Strategjia e letrës së bardhë na nxjerr të gjithëve faqebardhë. Biznesi ka nevojë për ligje të thjeshta dhe reagim të shpejtë, shërbim korrekt. Ne nuk jemi përgjegjës për taksat e tatimet, por kur bëjmë ligje që i duhen biznesit strategjia është: ju lutem shkruajeni vetë kush është ligji më i mirë që ju përshtatet. Këto do ta bëjmë përmes asosacioneve të biznesit. Kjo strategji më duket më e efektshme” tha zoti Manjani në një tryezë të rrumbullakët me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA).
Ndonëse shprehu vendosmërinë për kryerjen e Reformës në Drejtësi, ministri Manjan i tha se “…jemi koshient që biznesi s’mund të na pres ne kur të bëjmë reformën sepse u duhet të shkojnë në punë çdo ditë dhe kanë përgjegjësi. Prandaj duhet të funksionojë ligji ky që është dhe ai që do jetë” tha ai.
Ministri i drejtësisë u sugjeroi bizneseve bashkëpunimin për ndërtimin e dhomave të arbitrazhit në Shqipëri. “Sëbashku duhet të bëjmë dhomat e arbitrazhit. Ti përdorim me standartet e arbitrimit ndërkombëtar, ku palët kursejnë shërbimet e udhëtimit. Ju e dini që shteti shqiptar nuk ka qenë i sukseshëm me detyrat e arbitrazhit. Kjo është një detyre e madhe për ne dhe jemi të gatshëm të ofrojmë garanci nëse fillon të aplikohet reforma e arbitrimit në Shqipëri” tha zoti Manjani.
Deklaratat e zotit Manjani vijnë ndërsa ka patur komente se strategjia e qeverisë shqiptare për të thithur investimet e huaja është vënë në dyshim. Madje kohët e fundit nga komuniteti i këtij biznesi ka patur deklarime disa sipërmarrës janë larguar nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera ballkanike.