KRYEFAQJA » LAJME » Manjani paralajmëroi nisjen e hetimit për rastin e lirimit të Domart Konjarit
MANJANI REAGIM PËR AMBASADEN FRANCEZE

Manjani paralajmëroi nisjen e hetimit për rastin e lirimit të Domart Konjarit

Lirimi nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i Domart Konjarit, një shtetas shqiptar i dënuar nga drejtësia franceze, është përcjellë me shqetësim nga ambasada franceze në Tiranë. Përmes një letre drejtuar , autoriteteve të larta të shtetit presidentit Nishani dhe ministrit të drejtësisë Manjani , ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi, ngre shqetësimin për lirimin e Konjarit duke theksuar se për hetimin e tij drejtësia franceze ka shpenzuar miliona euro . Në përgjigje të këtij shqetësimi ministri i drejtësisë Ylli Manjani bashkë me një ndjesë për rastin në fjalë , ka siguruar ndërmarrjen e një inspektimi të detajuar për të rregulluar këtë  “gabim substancial” siç e cilësoi lirimin e Konjarit. Deklarata e ministrit Manjani , u bë pas pjesëmarjes së tij në konferencën kombëtare të avokatëve penaliste . Këta të fundit kërkuan miratimin e reformës në drejtësi brenda pranveres së këtij viti , duke e cilësuar atë si jetike për sistemin e drejtësisë.