KRYEFAQJA » LAJME » Manjani paralajmëron masa të ashpra për drejtuesit e burgjeve
Manjani zyrtarëve të drejtësisë: Distancohuni nga veprimet korruptive

Manjani paralajmëron masa të ashpra për drejtuesit e burgjeve

Ministri i ri Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vendosur ta drejtojë dikasterin e tij duke zbatuar rigorozisht ligjin. Pas paralajmërimeve të ashpra ndaj të drejtuesve të hipotekave, rradhën të martën e kanë patur drejtuesit e burgjeve. Ai ju ka bërë thirrje atyre të shërbejnë me ndershmëri në detyrën e tyre, përndryshe i ka paralajmëruar se do t’i bëjë shembull. “Eshtë në misionin tim që të merrem me shërbimin dhe do merrem seriozisht me shërbimin. E fillova punën time më njerin prej kolegëve tuaj që ta them me të vërtetën donim ta bënim shembull. Dhe për fat të keq ka ende shembuj të tjerë që mund të bëhen.  Më vjen keq që e them, por ka ende shembuj që mund të bëhen. Prandaj ju lutem shumë hiqni dorë nga mosshërbimi ose shërbimi jo i duhur”  u tha zoti Manjani drejtuesve të burgjeve. “Nuk dua të bëj katastrofën, nuk dua të krijoj panik. Nuk jam këtu për të bërë populizëm. Ka nga ata njerëz që merren me politik, por populizmin e urrej. Ju lutem vetëm shërbeni. Unë nuk kam shumë mesazhe për të dhënë, vetëm shërbeni” tha ministri i ri drejtësisë.
Zoti Manjani bëri të ditur se “moria e ankesave për disa prej jush edhe nga punonjësit tuaj është e madhe, e jashtëzakonshme. Unë e di shumë mirë që ne jemi shqiptarë dhe kemi qejf të flasim pas krahëve, veçanërisht kur vjen zyrtari i ri këtë punë bëjnë rregullisht. Por “ku ka zë nuk është pa gjë”, ndaj ju lutem shumë shërbeni sipas ligjit”, përsëri zoti ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Ai bëri të ditur se ka firmosur dy urdhra që përcaktojnë kriteret profesionale, teknike, fizike dhe etike për çdo punonjës burgu, civil apo edhe ushtarak. “Historia që në këtë institucion të vazhdojmë të bëjmë bamirësi qoftë edhe për interesa politike apo për të kënaqur rrjetet sociale, nuk e di të kujt, ka marrë fund, sa të jem unë ministër, kjo nuk ka për të ndodhur. Kush të jetë i zoti do ta meritojë të rrijë aty, kush nuk është i zoti mirupafshim, të ushtrohen aktivitete të tjera” u tha ministri drejtuesve të burgjeve. Ai kujtoi ndërkohë se  “… ai ose ajo në drejtorin e burgjeve apo shërbime të tjera që varen nga Ministria e Drejtësisë që largohen nga detyra që kryen, ta harrojë që në pjesën e mbetur të jetës të puthin administratën publike”.