KRYEFAQJA » LAJME » Manjani prezantoi ligjin e rishikuar për dënimin e armëmbajtjes pa leje

Manjani prezantoi ligjin e rishikuar për dënimin e armëmbajtjes pa leje

Për ministrin e drejtësisë Ylli Manjani të dënohesh njësoj për armëmbajtje pa leje e terrorizëm , është një absurditet , dhe në funsksion të rregullimit të kësaj mase shkon edhe rishikimi që i është bërë kodit penal lidhur me këtë nen.

Por kjo nuk është ndërhyrja e parë në kodin penal, e duke iu referuar këtyre ndërhyrjeve , deputeti i LSI-së Luan Rama sheh të nevojshëm formulimin e një kodi të ri penal. Një shqetësim, për të cilin, siç bëri me dije ministri Manjani puna për ti dhënë përgjigje ka nisur tashmë. Referuar ligjit që parashikon lehtësim të ndjeshëm të dënimit për armëmbajtje pa leje, Ministri Manjani tha se personat tashmë të dënuar për këtë vepër nuk do të mund të përfitojnë prej ligjit të ri. Për të zgjidhur këtë shqetësim të ngritur nga deputetet , kreu i komisionit të sigurisë Spartak Braho i kërkoi ministrit Manjani të marrë përsipër ndërmjetësimin për të kërkuar faljen nga presidenti i republikës.