KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: Projekt të ri për trajtimin e të miturve dhe grave që kryejnë vepra penale
Ylli-Manjani

Manjani: Projekt të ri për trajtimin e të miturve dhe grave që kryejnë vepra penale

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani foli këtë të mërkurë për një projekt të ri për trajtimin e të miturve dhe grave që kryejnë vepra penale. Shmangia e ndëshkimeve dhe izolimeve për këto dy kategori është qëllimi kryesor i projektit të binjakëzimit Shqipëri- Britani e Madhe në sistemin e burgjeve dhe projektit të shërbimit të provës.
Ministri Manjani foli dhe për angazhimin e të burgosurve në punë publike, duke sjellë shembull propozimin e kryebashkiakut të Fierit që për disa kategori të burgosurish të përfshihen në punë publike në të mirë të komunitetit.Projekti i prezantuar sot përfshin edhe bashkëpunimin e drejtorisë së burgjeve me bizneset privatë për punësimin e të burgosurve.