KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: Shkarkim për prokurorët dhe gjykatësit e listës amerikane
Manjani zyrtarëve të drejtësisë: Distancohuni nga veprimet korruptive

Manjani: Shkarkim për prokurorët dhe gjykatësit e listës amerikane

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka paralajmëruar se është gati të nisë çdo procedurë shkarkimi për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA. Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu lajmëroi se “Qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në SHBA-së të disa gjykatësve të korruptuar duke u refuzuar apo anuluar vizat”. “Si ministër i Drejtësisë më duhet të them që jam i gatshëm të çel që tani procedurat e shkarkimit për cilindo gjyqtar, apo sugjeroj shkarkimin e cilido prokurori, i cili gjendet në listën e kësaj natyre, sigurisht duke bërë edhe verifikimet e nevojshme” tha ministri Manjani. “Në këtë çast që po flasim unë falenderoj përzemërisht ambasadën amerikane, SHBA dhe të gjitha vendet partnere dhe e konsideroj fat që kemi këtë mbështetje kaq të madhe” shtoi ai.
Ministri shqiptar i drejtësisë bëri të ditur se do ti kërkojë informacion ambasadës amerikane lidhur me listën e emrave.