KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: Shortet e apelit , paracaktohen! Kujdes!
Manjani i ashpër me prokuorinë

Manjani: Shortet e apelit , paracaktohen! Kujdes!

Ministri i ri i drejtësisë Ylli Manjani, ka ashpërsuar më tej gjuhën e tij ndaj punonjësve të drejtësisë. Këtë rradhë ndaj kancelarëve të gjykatave të apelit, që sipas zotit Manjani paracaktojnë shortet e gjykimit të çështjeve.  “Asnjë çështje nuk mund të kalojë apo anashkalojë procedurën e shortit. Shorti nuk është shpikje e shqiptarëve. Është instrument ligjor që ndihmon në paanësinë në gjykim. Po jua them troç na është krijuar përshtypja që për çështje të caktuara në varësi të faktit se kush gjykon në shkallë të parë dihet se kush gjykon në Apel. Për fat të keq më është krijuar kjo përshtypje. Çfarë kodosh shorti qenka ky që e paska parazgjedhë gjykatësin?. E pamundur të jetë e besueshme, unë nuk e besoj, jo më të presin të tjerët se çfarë shërbimi japim” tha ministri i drejtësisë në takim me kancelarët. ” E kuptoj që personeli është keqpaguar por kjo nuk është arsyeja që në emër të keqpagesës të kërkosh pagesë ekstra në rrugë të jashtëligjshme” tha zoti Manjani. Sipas tij “jashtë derës së gjykatës ka po aq njerëz jashtë dhe të shkolluar që presin jashtë sistemit t’ju zënë vendin”. “Ju siguroj se do jua zënë vendin nëse gjendeni përpara këtyre situatave” tha ministri i drejtësisë.