KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: Gjyqtarët të përzgjidhen rastësisht
Manjani, të zbatohet rregullorja e përzgjedhjes së gjyqtarëve

Manjani: Gjyqtarët të përzgjidhen rastësisht

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi zbatimin e rregullores në gjykata për zgjedhjen me short të gjyqtarëve në gjykimin e çështjeve të ndryshme. Sipas tij një gjë e tillë do të ndikojë në rritjen e besimit të publikut tek gjyqësori. I pranishëm në tryezën mbi “Të ardhmen e Menaxhimit të Çështjeve të Gjykatave” ministri Manjani evidentoi raste kur gjyqtarët paracaktohen dhe jo zgjidhen rastësisht. Ai tha se ky problem evidentohet edhe në raportet e BE-së dhe si një çështje për t’u zgjidhur.  Mbështetje në krijimin e një sistemi të unifikuar kanë ofruar edhe aktorët ndërkombëtarë. Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian Jan Rodolph kërkoi që çështjet në gjykata të vendosen në mënyrë rastësore dhe jo me ndërhyrje paraprake. Hedhja e shortit për gjykim është një pjesë e shqetësimeve  për gjyqësorin shqiptar i cili vlerësohet si mjaftë i korruptuar.