KRYEFAQJA » LAJME » Manjani, thirrje biznesit, punësoni të dënuarit
Ministri-i-Drejtesise-Ylli-Manjani-1

Manjani, thirrje biznesit, punësoni të dënuarit

Ministri i drejtësisë, Ylli Manjani u bën thirrje çdo sipërmarrësi dhe biznesi në shqipëri të shohin mundësinë e punësimit për gratë e dënuara dhe në konflik me ligjin. Mbi 100 gra, të dënuara me vendim të formës së prerë që vuaj dënimin në burgun e grave 325, janë të gatshme të punësohen duke përfituar kështu të mira materiale edhe pse të izoluara.

I bëj thirrje çdo sipërmarrësi shqiptar, fasoni etj, që si administrata e burgjeve apo apo edhe Ministria e Drejtësisë, jemi gati të çelim çdo lloj lehtësie që të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi në institucionet penitenciare për ata që dëshirojnë të punojnë. Ne duhet të kryejmë një mision, t’jua bëjmë jetën të dënuarve në Republikën e Shqipërisë sa më të lehtë, me qëllim që të realizohet funksioni i riedukimit. Por nuk ka riedukim pa punësim, integrim dhe pa i konsideruar njerëzit me të drejta ligjore të plota.” tha Manjani.

Në aktivitetin për punësimin e grave dhe vajzave në konflikt me ligjin, nuk kanë munguar as batutat mes të burgosurave dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.