KRYEFAQJA » LAJME » Manjani trupës gjyqësore dhe prokurorisë: Ushtroni me korrektësi e përgjegjësi detyrën
trupës gjyqësore dhe prokurorisë

Manjani trupës gjyqësore dhe prokurorisë: Ushtroni me korrektësi e përgjegjësi detyrën

Ndërsa kryeministri Rama ka paralajmëruar tym të zi nga pallati i drejtësisë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, ministri i drejtësisë Ylli Manjani u ka bërë thirrje trupës gjyqësore dhe prokurorisë të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën në këtë periudhë tranzicioni. “I kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të përgjegjësisë së tyre publike. Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore” tha zoti Manjani. Ministri i drejtësisë, tha se tashmë do të nisin diskutimet për miratimin e ligjeve. “Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë” paralajmëroi ministri Manjani.