KRYEFAQJA » LAJME » Manjani, udhëzim të posaçëm për përmbaruesit privat
ylli-manjani-1

Manjani, udhëzim të posaçëm për përmbaruesit privat

Një udhëzim i minitrisë së drejtësisë do të kaloje në filter cdo veprim përmbarimor duke e bërë procesin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore sa më transparent. Me anë të këtij udhëzimi, ministri i drejtësisë Ylli Manjani detyron cdo permbarues gjyqësor privat të hap një llogari bankare të deklaruar, ku gjatë punës së një përmbaruesi do të kryhen të gjitha veprimet financiare që kanë të bëjnë me urdherat e ekzekutimit. Kjo llogari bankare në asnjë rast nuk duhet të gjenerojë interesa dhe duhet të jetë e ndryshme nga çdo lloj llogarie bankare që përdor përmbaruesi gjyqësor privat, si person fizik ose juridik.
Më tej, në këtë udhëzim përcaktohet se debitori ndaj të cilit ka filluar procedura e ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit, detyrohet t’i paguajë detyrimin dhe tarifën subjektit përmbarimor. Për këtë qëllim debitori pajiset nga përmbaruesi me të dhënat e sakta në lidhje me emërtimin dhe numrin e llogarisë bankare.
Ndërkohë, transferimi i shumës nga llogaria bankare e përmbaruesit gjyqësor privat në llogarinë e kreditorit bëhet nga përmbaruesi, në përputhje me rregullat përkatëse bankare, të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu ky udhëzim përcakton se komisionet bankare që aplikohen nga bankat për transferta paguhen nga personi që do të kryejë transaksionin, në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor privat.
Referuar këtij udhëzimi, shumat e depozituara në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor privat mbahen për llogari të palëve objekt ekzekutimi, për të cilat janë marrë dhe mbahen këto para.