KRYEFAQJA » LAJME » Manjani urdhëron: Përmbarimi të mos konfiskojë apartamentet me kontrate dhe të banuara!
Manjani urdhëron: Përmbarimi të mos konfiskojë apartamentet me kontrate dhe të banuara!

Manjani urdhëron: Përmbarimi të mos konfiskojë apartamentet me kontrate dhe të banuara!

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka nxjerrë një udhëzim sipas të cilit përmbarimi nuk mund të konfiskojë apartamentet me kontrate dhe të banuara. Në një dalje para mediave zoti Manjani tha se “pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi, apartamentet e të cilëve janë kaluar te qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, por që ende nuk janë regjistruar,janë të mbrojtur”. “Me këtë duhet të mbrojmë qytetarët që kanë shpenzuar para për të blerë një banesë. Qytetarët që kanë porositur banesat, pra de facto i kanë blerë, por për një arsye apo tjetër ende nuk janë regjistruar, në ZRPP” tha ministri. Zoti Manjani tha se përmbarimi ka ende fuqi të plotë që të ndjekë ndërtuesit me borxhe, por jo në kurriz të qytetarëve që kanë blerë. “Mesimi është që cilido që do të blejë një pasuri të paluajtshme, duhet ta bëjë këtë gjë në zyrën e noterit e askund tjetër” këshilloi ministri Ylli Manjani.