KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: “Zbardhni dosjet dhe bashkë me të dhëmbët e çdo zyrtari që abuzon”
Manjani: "Zbardhni dosjet dhe bashkë me të dhëmbët e çdo zyrtari që abuzon"

Manjani: “Zbardhni dosjet dhe bashkë me të dhëmbët e çdo zyrtari që abuzon”

Ministri i Drejtësisë Ylli Mianjani, u ka kërkuar prokurorëve shqiptarë të zbardhin pa hezitim dosjet e zyrtarëve të të gjitha niveleve. Zoti Manjani i bëri deklaratat të mbledhjen e Unionit të Prokurorëve që mbajt të shtunën në Tiranë. “Ftesa ime për shërbimin e prokurorisë ka qenë dhe mbetet e qartë. Zbardhni dosjet dhe bashkë me të dhëmbët e çdo zyrtari që abuzon. Po pa tjetër, ministër apo çfarëdo tjetër qoftë ai, apo ajo” tha ai. Ministri Manjani tha se “Nëse prokurorët stepen përpara abuzuesit nuk ka reformë që i bën fajde”. “Bashkarisht duhet të ndërtojmë sistemin ta qepim këtë sistem, ta kopsisim të mos na rrjedhë asgjë, por dhe brenda sistemit që është jepini përgjigje proporcionale krimit si në zyrën e shtetit ashtu dhe në rrugë” tha ministri i drejtësisë. “Ne presim nga ju. Nëse ka patur kritikë për ju kjo është kritika për ju. Krimi në rrugë dhe në zyrën e shtetit duhet të ndëshkohet. Nga unë I pari që po flas. Po bëri këtë prokuroria e ka zgjidhur cështjen e besimit që mungon sotm, ndaj gjyqësorit, drejtësisë dhe shtetit” këmbënguli zoti Manjani. Deklaratat e zotit Manjani vijnë ndërsa reforma në drejtësinë shqiptare pavarësisht tensioneve dhe mosmarrëveshjeve po shkon drejt përfundimit. Sipas zhvillimeve të deritanishme prokuroria shqiptare pritet të jetë institucioni kryesor i drejtësisë që do të referomohet.