KRYEFAQJA » LAJME » Manjani zyrtarëve të drejtësisë: Distancohuni nga veprimet korruptive
Manjani zyrtarëve të drejtësisë: Distancohuni nga veprimet korruptive

Manjani zyrtarëve të drejtësisë: Distancohuni nga veprimet korruptive

Ministri Drejtësisë Ylli Manjani u ka bërë thirrje punonjësve të sistemit të drejtësisë të distancohet nga veprimet korruptive, pas arrestimit të një gjyqtari dhe djalit të tij, pasi ata dyshohet se kanë marrë 6 milionë lekë për një vendim. Zoti Manjani ndërkaq kërkoi nga Këshilli Lartë i Drejtësisë të marrë sa më shpejtë vendimin për të shkarkuar këtë gjyqtarë. “Nuk ka më pezullim, por shkarkim. KLD ta marrë sa më shpejt këtë vendim. Prokurorinë e përgëzojë për hetimin dhe arrestimin e gjyqtarit, tani e ka radhën gjykata të japë drejtësi. Kolegët e gjyqtarit duhet të distancohen nga veprimi i tij” tha ministri Manjani.
Duke folur gjatë analizës së Gjykatës Administrative të Apelit, ai nxiti edhe qytetarët të denoncojnë abuzimet e gjyqtarëve. “I nxisë të gjithë të bëjnë denoncime për të spastruar sistemin e drejtësisë nga këto fenomene që shtrembërojnë figurën e gjykatës” tha ai. Ministri Manjani shprehu mbështetjen e tij totale për Gjykatën Administrative, por ishte i pakënaqur me shpejtësinë me të cilën ajo vepron. “Kjo gjykatë u krijua për të dhënë vendime të shpejta, por kjo nuk po ndodh. Kjo gjykatë u krijua për të ndihmuar qeverinë për të korrektuar vendimet e saj, jo për të qenë një qeveri paralele. Duhet ta ndryshojmë këtë mënyrë të menduari”, tha ministri i drejtësisë Ylli Manjani në fjalën e tij.