KRYEFAQJA » LAJME » Mantelli: Shqipëria jo portë për emigrantët në BE

Mantelli: Shqipëria jo portë për emigrantët në BE

Shqipëria nuk do të bëhet porta kryesore për emigrantët në BE. Opinioni është dhënë për “EU Observer” nga Admiral Luigi Binelli Mantelli i cili ka qenë drejtues në operacionet gjatë eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë në fillim të viteve ’90. Sipas tij Shqipëria ka kontroll të vemendshëm të kufirit dhe nuk vuan nga emigracioni ilegal. Admiral Mantelli  thotë se këto janë arsye që bashkë me dëshirën e saj për t’iu bashkuar Europës si dhe të qenurit anëtar në Nato, nuk do të çojnë në krijimin e një trajektoreje të re refugjatësh në Ballkan.