KRYEFAQJA » LAJME » Manzë, Rama dëgjon shqetësimet e fermerëve
rama, fermeret ne fier, manze, shqetesimet, fondi kombetar i garancise

Manzë, Rama dëgjon shqetësimet e fermerëve

Kryeministri ka deklaruar se qeveria do vijojë reformat në mbështetje të fermerëve, ndërsa kërkoi që edhe këta të fundit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Ndarja e tokave sipas ligjit 7501 dhe coptimi i saj shqetëson ende fermerët në vend çka i pengon ata në planifikimin e prodhimit dhe shitjes së frutave dhe perimeve. Fermerët e Manzës i ngritën këtë shqetësim kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi të përbashkët të zhvilluar në këtë zonë.

Nga ana tjetër kryeminstri Rama u premtoi çertefikatat e tokave fermerëve duke i shndëruar këta në pronarë të tokave.

Tjetër shqetësim i ngritur nga fermerët është infrastuktura e cila do të ndihmojë në shitjen e prodhimit të fermerëve të zonës.

Si ën takimet e tjera me fermerët, kryeministri i njohu fermerët e Manzës për mundësinë e kreditimit që siaps tij janë në dispozicion deri në 300 milion euro investime përmes linjës së financimit ndërsa aplikantët duhet të kenë projekte, bindëse për bankat