KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, dështojnë bisedimet, por Hahn ende shpreson
Maqedoni, dështojnë bisedimet, por Hahn ende shpreson

Maqedoni, dështojnë bisedimet, por Hahn ende shpreson

Në Maqedoni dështuan përsëri bisedimet mes partive rreth zbatimit të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike. Pas bisedimeve të gjata, palët nuk arriten marrëveshje për formën e ligjit, i cili do të ndalonte publikimin e materialeve të përgjuara. Pas kësaj, u bllokuan edhe pikat e tjera të marrëveshjes. “Ishte ditë e keqe, shpresoj që nesër të jetë ditë më mirë. Ende gjithçka është e mundur. Jam i dëshpëruar, por ka mundësi që marrëveshja të respektohet. Është e qartë se nuk po kuptohet serioziteti i kësaj gjëndjeje. Duhet lidership për normalizimin e saj dhe te perspektivës evropiane të vendit”,deklaroi komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johanes Hahn, i cili ndërmjetësoi bisedimet mes katër udheheqesve partiakë, atij të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.