KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, gjen vdekjen një emigrant
Maqedoni, gjen vdekjen një emigrant

Maqedoni, gjen vdekjen një emigrant

Policia e Maqedonisë konfirmoi se një emigrant gjeti vdekjen duke ecur përgjatë hekurudhës në pjesën veriore të kufirit me Serbinë. Emigranti u godit nga një tren mallrash dhe vdiq ndërsa transportohej në spitalin e Shkupit.
Maqedonia po shërben prej muajsh si rruga kryesore tranzit për emigrantët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, që mbërrijnë së pari në Greqi, për të kaluar më pas për në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian. Muajin e kaluar u regjistruan 38 mijë emigrantë, që kanë kaluar nëpër Maqedoni. Policia në Maqedoni lajmeroi se ka arrestuar edhe disa emigrante afer kufirit jugor me Greqinë, pasi ata qelluan me gurë, shishe qelqi dhe këpucë, kundër pjesëtarëve të forcave te rendit, e cila përpiqej të vendoste rregull në stacionin e trenit në Gjevgjeli.