KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, Gjykata Kushtetuese pezullon aktivitetet zgjedhore
gjykata-kushtetuese-e-maqedonise

Maqedoni, Gjykata Kushtetuese pezullon aktivitetet zgjedhore

Në Maqedoni, Gjykata Kushtetuese ka pranuar të debatojë nismën e BDI-së për vlerësimin e Kushtetueshmërisë të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë, më 18 janar. Gjykata gjithashtu ka vendosur që deri në vendimin përfundimtar të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore. Vendimi është miratuar me konsensus mes 9 anëtarëve të gjykatës. Gjykata e ka arsyetuar vendimin për të debatuar për këtë nismë, me ndjeshmërinë e situatës në të cilën ndodhet Maqedonia. Nisma e Bashkimit Demokratik për Integrim ka pasuar vendimin e VMRO-DPMNE-së, së Nikolla Gruevkit që të shkojë e vetme në zgjedhjet e 5 qershorit.