KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, Ivanov miraton vendimin për falje
ivanov

Maqedoni, Ivanov miraton vendimin për falje

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, anulloi faljet për 34 zyrtarë të përfshirë në një skandal përgjimesh që ka shkaktuar trazira politike në vend, duke plotësuar kështu kërkesat nga opozita, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian vitin e kaluar, partitë politike në Maqedoni ranë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Mes të tjerash ishte edhe propozimi për një prokuror special për të hetuar akuzat ndaj ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe aleatëve të tij të ngushtë se kishin autorizuar përgjimin e më shumë se 2 mijë njerëzve. Vendimi i presidentit në muajin prill për faljen e 56 zyrtarëve lidhur me përfshirjen e tyre në skandal shkaktoi protesta në mbarë vendin, që çuan edhe në anulimin e zgjedhjeve të përcaktuara me 5 qershor. Nën presionin ndërkombëtar, muajin e kaluar parlamenti i vendit kandidat për BE, miratoi një legjislacion që e mundësoi presidentin të tërheqë faljen ndaj 22 politikanëve me 27 maj.