KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, kriza politike; Grupet e punës vazhdojnë edhe sot bisedimet
maq

Maqedoni, kriza politike; Grupet e punës vazhdojnë edhe sot bisedimet

Bisedimet e grupit të punës për zgjidhjen e ngërçit politik në të cilën ndodhet Maqedonia pritet të vazhdojnë edhe sot, pasi mbrëmë ato përfunduan pa asnjë marrëveshje. Bisedimet u bllokuan tek kompetencat e ministrit të ardhshëm të Punëve të Brendshme i cili në qeverinë kalimtare do të emërohej me propozim nga opozita. Paraprakisht aktivistë të OJQ-vë kërkuan përfshirje në bisedimet për dalje nga kriza politike. Sipas përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, për disa çështje, marrëveshja thuajse është arritur, përfshirë këtu mënyrat e verifikimit të votuesve të diasporës, si dhe për çështjen e mediave ku pritet të rregullohet me formimin e një trupi të veçantë i cili do të ketë për detyrë kontrollin e raportimit të mediave.