KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maqedoni, ndalohen emigrantët e paligjshëm që kaluan kufirin grek
Maqedoni, ndalohen emigrantët e paligjshëm që kaluan kufirin grek

Maqedoni, ndalohen emigrantët e paligjshëm që kaluan kufirin grek

Maqedonia ka ndaluar apo arrestuar qindra emigrantë që kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin nga Greqia. Rreth 1 mijë refugjatë u larguan gjatë natës nga kampi i mbingarkuar në Greqi dhe kaluan kufirin përmes një lumit të thatë, Suva Reka që për shkak të reshjeve të shiut nuk ngjasonte me emrin e tij të thatë. Policia kufiatre maqedonase ka arritur të ndalojë disa grupe, edhe me ndihmën e ushtrisë që ruan kufirin. Ministria e brendshme e Maqedonisë tha se po ndërmerr hapa per rikthimin e tyre në Greqi, në kampin Idomeni prej nga janë larguar. Afro 20 gazetarë, që ishin së bashku me emigrantët, u dërguan në një stacion policor me akuzen e kalimit të paligjshëm të kufirit. Në Idomeni vazhdojnë të qëndrojnë rreth 12 mijë refugjatë dhe emigrantë kurse Maqedonia prej ditësh nuk ka lëshuar as edhe një leje kalimi duke mbyllur praktikisht të ashtuquajturen “rrugë ballkanike” për emigrantët për në pjesën veriore të Evropës.