KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, Parlamenti shtyn zgjedhjet, nuk ka datë të re

Maqedoni, Parlamenti shtyn zgjedhjet, nuk ka datë të re

Me 96 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku u vendos largimi I anëtarëve me të cilët ishte parashikuar zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit. Me ndryshimet e propozuara nga Talat Xhaferi i BDI-së, nuk parashikohet një datë e re për mbajtjen e zgjedhjeve. Parlamenti pranoi edhe dorëheqjet e ministrave të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, si dhe të zëvendësministrave plotësues të Financave, Kire Naumov, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiracovski dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.