KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni: Protesta kundër gjuhës shqipe

Maqedoni: Protesta kundër gjuhës shqipe

Në Maqedoni kanë vijuar protestat kundër platformës shqiptare. Marshi nisi nga selia e qeverisë për të vijuar drejt Kuvendit. Protestuesit gjatë marshit ndaluan edhe para zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov në qendër të kryeqytetit ku disa anëtarët të shoqatës së gjuetarëve në mënyrë simbolike dorëzuan uniforma dhe porositën Ivanovit që të mos lëshoje pe para platformës së Tiranës. Pas protestave kundër gjuhës shqipe, mbreme maqedonasit kanë fshirë edhe tabelat në gjuhën shqipe në disa rrugë. Autorët duket se janë mbështetës të partisë VMRO-DPMNE, pasi në disa tabela është shkruar emri i kësaj partie.