KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, situata politike. BDI e Ali Ahmetit kërkon anulim të vendimit të shpërndarjes së Parlamentit nga Gjykata Kushtetuese
Gjykata-Kushtetuese-780x439

Maqedoni, situata politike. BDI e Ali Ahmetit kërkon anulim të vendimit të shpërndarjes së Parlamentit nga Gjykata Kushtetuese

Situata politike në Maqedoni vazhdon te jetë e bllokuar. Palët nuk bien dakord për një zgjidhje të mundshme, teksa thirrjet e ndërkombëtarve bien në vesh të shurdhër. Kaosi është akumuluar tek zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, për të cilat është dakord vetëm Nikola Gruevski i VMRO-DPMNE, kurse partitë e tjera, përfshirë ato shqiptare BDI dhe PDSH, janë shprehur për shtyrje të tyre me argumentin se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike. Kthimi mbrapsht nga autoritetet maqedonase shihet i pamundur për shkak të shpërndarjes së Parlamentit, por Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit ka kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Sipas BDI, anulimi i vendimit të shpërndarjes së Parlamentit nga Gjykata Kushtetuese është e vetmja mënyrë ligjore për mbledhjen sërish të Kuvendit dhe vendosjen e datës së re të zgjedhjeve në vend. Vendimi nga Kushtetuesja pritet të merret nesër. Me nisjen e fushatës një ditë më parë, Komisioni Europian ka ritheksuar qëndrimin se nuk do të pranojë rezultatet e votimit, në rast se nuk garantohen kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.