KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, sondazhi: Paqëndrueshmëria politike në rritje
maqedoni

Maqedoni, sondazhi: Paqëndrueshmëria politike në rritje

Një sondazh i ri në Maqedoni tregon se paqëndrueshmëria politike në vend është në rritje. Sondazhi i publikuar një ditë më parë nga një qendër kërkimore e Institutit Ndërkombëtar Republikan amerikan, tregon se besimi i publikut lidhur me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta e të lira është në rënie të vazhdueshme. Në një deklaratë, Presidenti i Institutit, Mark Green, tha se sondazhi thekson nevojën që udhëheqësit e Maqedonisë të përqendrohen tek reformat të cilat të mund të risjellin besimin e publikut në institucionet demokratike. Pesimizmi për gjendjen politike, është ndikuar me sa duket nga qëndrimi i qeverisë ndaj skandalit të përgjimeve që doli në dritë vitin e kaluar. Skandali tregoi se ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme mijëra qytetarë të Maqedonisë. Nga sondazhi del se 64 % e të pyeturve nuk janë dakord me vendimin e Presidentit Gjorge Ivanov për të falur zyrtarët e implikuar, ndërsa 63 % mbështesin punën e prokurores së posaçme të ngarkuar për hetimin e skandalit.