KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, vendimi i Kushtetueses: Nuk ka zgjedhje më 5 qershor

Maqedoni, vendimi i Kushtetueses: Nuk ka zgjedhje më 5 qershor

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë në seancën e sotme pranoi nismën e Bashkimit Demokratik për Integrim për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë. Me këtë është shfuqizuar vendimi për shpërbërjen e Kuvendit më 18 janar dhe vendimi për ndryshimin e vendimit për 23 shkurt të vitit 2016 dhe sipas këtij vendimi përfundimisht nuk do të mbahet zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor të këtij viti. Vendimi hyjn fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Në seancën e para një jave Gjykata shprehu dyshimin e saj për vendimin dhe unanimisht vendosi të ngrejë procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Vendimit për shpërbërje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga 18 janari i vitit 2016 dhe të Vendimit për ndryshim të Vendimit për shpërbërje të Kuvendit nga 23 shkurti i vitit 2016. Me këtë rast, gjykatësit kushtetues miratuan edhe masë kohore me të cilën ndërpriten të gjitha veprimet zgjedhore. Pranimi i nismës dhe sjellja e masës së përkohshme ka hapur mundësinë që Kuvendi të mblidhet sërish. Ndërsa një datë e re për mbajtjen e zgjedhjeve nuk është caktuar.