KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, zgjedhjet në pikëpyetje
maqedoni

Maqedoni, zgjedhjet në pikëpyetje

Në Maqedoni u mbyll afati për dorëzimin e listave të kanditatëve për deputetë në zgjedhjet e 5 qershorit. Vetëm partia VMRO-DPMNE dorëzoi emrat e kandidatëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Tri partitë tjera më të mëdha, Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare nuk i dorëzuan emrat e kandidatëve. Sipas ekspertëve, zgjedhjet pritet të shtyhen, por edhe nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, vendos t’i organizojë ato më 5 qershor, ata nuk presin që të arrihet shkalla e nevojshme prej 40 % e pjesëmarrjes, që zgjedhjet të quhen të vlefshme. Nga ana tjetër, procesi vështirë se do të pranohej nga organizatat ndërkombëtare, duke qenë se tri partitë më të mëdha do ta bojkotonin atë. Komuniteti ndërkombëtar, përmes diplomatëve të Shkup është përpjekur të bindë autoritetet maqedonase që të krijojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, duke deklaruar se standardet e jo data, kanë rëndësi për zgjedhje demokratike, të ndershme dhe të pranueshme.