KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maqedonia bllokon sërish emigrantët në kufi
Maqedonia bllokon sërish emigrantët në kufi

Maqedonia bllokon sërish emigrantët në kufi

Mijëra emigrantë dhe refugjatë kanë mbetur te bllokuar në kufirin verior të Greqisë, pasi Maqedonia vendosi te mos lejojë emigantët afganë të hyjnë në territorin e saj. Rreth 6,000 veta ndodhen në kufi dhe 4,000 të tjerë kanë arritur në portin e Pireut. Maqedonia thotë se vetëm sirianët dhe irakianët do të hyjnë në territorin e saj për të vazhduar rrugën drejt veriut. Greqia e ka kundërshtuar këtë vendim, por Maqedonia pretendon se afganët nuk lejohen nga vendet e tjera dhe, nëse hyjnë në kufirin e saj, do të mbeten në tokën maqedonase. Kufizimi i Maqedonisë shkon paralel me kufizimet e disa vendeve të tjera ballkanike, një jave pasi Austria vuri si kufi ditor atë të 80 kërkesave për azil, pavaresisht se Bashkimi Evropian tha që vendimi i Austrisë nuk është në përputhje me konventat e të drejtave humanitare. Pas sirianëve, afganët përbëjne numrin më të madh të emigrantev që kanë kërkuar azil në BE.