KRYEFAQJA » LAJME » Maqedonia drejt zgjdhjeve të parakohshme më 24 prill
Parlamenti maqedonas

Maqedonia drejt zgjdhjeve të parakohshme më 24 prill

Pavarësisht deklaratave të opozitës se Maqedonia nuk është akoma gati për zgjedhje demokratike, partitë qeverisëse njëzëri filluan t’i hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Mazhoranca qeverisesë në parliamentin maqedonas, në një seancë të jashtëzakonshme të hënën, miratoi dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski. Deputetët maqedonas gjithashtu votuan shpërbërjen e parlamentit në muajin shkurt dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative në përputhje me marrëveshjen e arritur vitin e shkuar me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, e cila parashikonte datën 24 prill si ditën e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve. Votimi u krye në mungesë të deputetëve të opozitës, e cila megjithëse ishte iniciatorja për këto zgjedhje, tashmë kërcënon me bojkot, duke deklaruar se nuk janë krijuar akoma kushtet për zgjedhje demokratike.
Tashmë do krijohet një qeveri teknike deri në zgjedhje, e cila do të drejtohet nga Emil Dimitrev sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE.
Ndërkohë gjatë ditës së hënë, komisionieri europian për zgjerimin Johanes Hann, u ka bërë thirrje partive politike në Maqedoni, të respektojnë marrëveshjen e arrirë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, duke theksuar se është e rëndësishme të ketë zgjedhje dhe të kryhen sipas standardeve europiane me qëllim të kthehet besueshmëria në vend. “Kjo është thelbësore edhe që vendet tona anëtare të binden që të hapin negociatat”, theksoi zoti Han. “Do të jetë shumë mirë nëse zgjedhjet realizohen nën këtë frymë, ku të gjithë të jenë të përkushtuar. Për çdo rast, u bëj thirrje të gjithë aktorëve në vend që t’i përmbahen marrëveshjes”, porositi komisioneri. Ai deklaroi se ngërçi në Maqedoni i ka lënë prapa proceset integruese, por edhe reformat ekonomike brenda vendit.