KRYEFAQJA » LAJME » Maqedonia hap kufinjtë
Maqedonia hap kufinjtë

Maqedonia hap kufinjtë

Mijëra emigrantë kanë rifilluar udhëtimin e tyre për në veri pasi Maqedonia hapi kufirin me Greqinë. Paraditen e së dielës, më 23 gusht ata mundën ti hipnin trenave dhe autobusëve që do t’i çonin në veri të kufirit me Serbinë. Shumica e tyre thonë se po përpiqen të udhëtojnë në Europën Veriore, nëpërmjet Hungarisë. “Ka ndryshuar edhe destinacioni i tyre, Serbia për ta është vend tranzit tani, duan të shkojnë drejt Gjermanisë dhe Suedisë sidomos”, tha Mirjana Milenkovski, zëdhënësja e agjencisë së refugjatëve në Serbi.
Shumica e emigrantëve janë sirianë, irakienë dhe afganë të cilët po largohen për shkak të konflikteve luftarake që ka në vendet e tyre. 6-8 mijë emigrantë kaluan nga Maqedonia për në Preshevë në 24 orët e fundit. Ata kalojnë kufirin në grupe prej 200-300 personash, duke i dhënë prioritet grave, fëmijëve dhe të moshuarve.