KRYEFAQJA » LAJME » Maqedonia lejon refugjatët të kalojnë në Serbi
Maqedonia lejon refugjatët të kalojnë në Serbi

Maqedonia lejon refugjatët të kalojnë në Serbi

Së paku 7.000 refugjate – burra, gra dhe femijë, hynë gjatë natës të së dielës duke u gdhirë e hënë nga Maqedonia në Serbi, lajmëroi UNHCR, komisiariati i OKB-së për refugjatët. Sipas tij pritet një numër edhe më i madh i tyre ditët në vijim. UNHCR njoftoi se mori përgjigje pozitive nga autoritetet e Maqedonisë se “kufiri do të jete i hapur për refugjatët të cilët ikin nga konfliktet në shtetet prej nga vijnë”. Nga ana e tyre Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, bënë thirrje për “mbështetje më të madhe për emigrantët të cilët hyjnë në Evropë përmes Ballkanit perëndimor”. “Është i domosdoshëm nivel më i lartë bashkëpunimi dhe përpjekjesh të përbashkëta në mënyrë që t’u jepet përgjigje nevojave humanitare të të rrezikuarve”, bënë thirrje këto organizma humanitare. Shumë organizata të të drejtave të njeriut në Maqedoni shohin si pengesë politike krizën me refugjatët në vendin e tyre, ndërsa në Greqi dhe Serbi ata levizin më lirshëm. Pengimin e refugjatëve në kufi ato e shohin si përpjekje nga ana e qeverisë për të përftuar sa më tepër fonde nga bashkimi evropian.