KRYEFAQJA » LAJME » Maqedonia mbyll plotësisht kufirin për refugjatët
Kriza e refugjatëve, Tahiri dhe Bushati: Të gatshëm në rast nevoje

Maqedonia mbyll plotësisht kufirin për refugjatët

Asnjë refugjat nuk është lejuar të kaloje kufirin greko-maqedonas këto 48 orët e fundit, ndërsa një zyrtar maqedonas është shprehur për agjensinë e lajmeve rojters se Maqedonia ka vendosur të mbylle plotësisht kufirin e saj për refugjatët e paligjshëm. Ndërkohë, më shumë se 14 mijë refugjatë në Idomeni të Greqisë po kalojnë një tjetër ditë mes të ftohtit dhe tendave të përmbytura nga shirat e ditëve të fundit. Sipas mjekëve vullnetare, presenca e sëmundjeve në kamp po rritet dita ditës. Të ndodhur para një kufiri të mbyllur, shumë refugjatë shprehen se nuk e dinë cfarë do bëjnë. “Ne po presim për Gjermaninë që të bëje dicka. Dëgjuam për takimin e lidereve europiane në Bruksel, dëgjuam Merkelin që tha se nuk do të mbyllet asnjë kufi, prandaj po presim”, u shpreh Ahmedi nga Damasku. Deri fundjavën e shkuar, Maqedonia lejonte vetëm një numër të kufizuar refugjatësh të kalonin kufirin e saj, duke vendosur kufizime të ashpra dhe kontrolle mbi cdo refugjat. Ndërkohë, Sllovenia dhe Serbia njoftuan rregulla të reja mbi hyrjen e refugjatëve në tokat e tyre, duke vendosur pengesa shtesë për ata që përpiqen të arrijnë në Europe përmes Ballkanit. Edhe Kroacia konfirmoi se nga mesnata e së martes do të aplikonte rregulla të reja, cka nënkupton se do të lejohen vetëm ata refugjatë që udhëtojnë me dokumente të vlefshme dhe viza. Vendimet nga këto vende u bënë të ditura pasi liderat e BE-së ranë dakord që vendet anëtare duhet të përforcojnë rregullat e zonës Shengen të kufinjve të hapur.