KRYEFAQJA » LAJME » Maqedonia: Me 11 dhjetor zgjedhje të parakohshme parlamentare
Maqedoni, zgjedhje të parakohshme më 11 dhjetor

Maqedonia: Me 11 dhjetor zgjedhje të parakohshme parlamentare

Në 11 dhjetor Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi liderët e katër partive politike janë të të njëjtit mendim se vendi i ka përmbushur kushtet për zhvillimin e tyre. Në takimin e krerëve të katër partive VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Shkup si dhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian. Katër liderët firmosen marrëveshjen e përbashkët, sipas së cilës këtë të premte ose të shtunë do të votohet qeveria e përkohshme e cila do të merret me organizimin e zgjedhjeve. Marrëveshja e liderëve politik maqedonas u përshëndet edhe nga përfaqësuesja e BE-së për politikën e jashtme Federika Mogherini si dhe ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer.