KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marina italiane shpëton 6 mijë refugjatë në Mesdhe
Migrants_sinking

Marina italiane shpëton 6 mijë refugjatë në Mesdhe

Marina italiane lajmëroi se që nga e enjtja e shkuar, ka shpëtuar në det të hapur mbi 6 mijë refugjatë dhe emigrantë. Shumica e emigrantëve po vjen tani nga brigjet libiane dhe udhëtimi në Mesdhe me varka gome ka shkaktuar edhe mjaft viktima. Sipas shifrave të komisariatit të lartë të OKB-së për refugjatët, që nga fillimi i vitit në Itali kanë mbërritur 90 mijë njerëz nga Afrika veriore kurse 3 mijë të tjerë kanë gjetur vdekjen në det, një shifër kjo 50% e lartë se vitin e shkuar. Italia nisi javën e shkuar edhe një fushatë në internet, radio dhe televizion për të paralajmëruar emigrantët afrikanë mbi rreziqet. Fushata prej më shumë se 1 milionë euro synon 15 vende të Afrikës veriore të përfshira në valën emigruese drejt Italisë.