KRYEFAQJA » LAJME » Mark Zuckemberg, internet për refugjatët
Mark Zuckemberg, internet për refugjatët

Mark Zuckemberg, internet për refugjatët

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckeberg ka zbuluar së fundmi planet për te sjellë internet nëpër kampet e refugjatëve.

Në fjalimin e tij në forumin e Kombeve të Bashkuara, ai tha se do të ndihmojë refugjatet me përdorim të internetit për të mos humbur lidhjet e tyre familjare. Facebook do të jetë pjesë e një fushate të re, e cila synon përdorimin e internetit nga të gjithë banorët e Tokës brënda pesë viteve.

Pjesë të kësaj fushate janë bërë edhe artistë të njohur si, Bono Vox, Charlize Theron, biznesmenet Bill Gates dhe Richard Branson dhe bashkë-themeluesi i Wikipedias, Jimmi Wales.

Zuckemberg gjithashtu shtoi se do t’i ndihmoje Kombet e Bashkuara në misionin e tyre për të nxjerrë njerëzit nga varfëria.