KRYEFAQJA » LAJME » Markez fiton Moto GP e Argjentinës

Markez fiton Moto GP e Argjentinës

Piloti spanjoll i Hondës, Mark Markez ka shpërthyer me Hondën në Çmimin e Madh të Motoçiklizmit në Argjentinë, duke lënë prapa Valentino Rosin e Jamahës dhe Daniele Pedrozën e Hondës. Doviciozo është më i shpejtë në nisje, por Markez dalëngadalë e arrin dhe kalon në krye duke parakaluar, jo vetëm Doviciozon, por dhe Rosin. Gara e Argjentinës ka qenë e keqe për Lorencon, i cili ka qenë i detyruar të tërhiqet pas xhiros së gjashtë. Rosi vihet pas shpinës së Markezit dhe mes tyre ka një luftë. Pastaj, ashtu sikurse është lajmëruar më parë, të gjithë në bokse pas xhiros së dhjetë e kuptohet për ndryshimin e motorit. Paguan humbjen e pozicioneve Valentino, që humbet terrenin e lideri dhe nga pas ka pasur Dukatin. Por Janone e Doviciozo në xhiron e fundit, ndërsa luftonin për të kapur vendin e dytë, përplasen dhe janë jashtë pistës. Markez ka mbërritur në finish me kohën 34 minuta, 13 sekonda dhe 628 të mijtat, 7 sekonda para Rosit, dhe tashmë kryeson renditjen me 41 pikë pas dy garave. Rosi mban vendin e dytë me 33 pikë, i ndjekur nga Pedroza me 27 dhe Lorenco, me 25.