KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Markez fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë
Markez fiton Çmimit të Madh të Gjermanisë

Markez fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë

Mark Markez ka fituar garën e Çmimit të madh të Gjermanisë. 30 xhiro të mrekullueshme që kanë dhuruar emocione për të gjithë ata që e kanë ndjekur atë jo vetëm nga pista e Sakseringut, por edhe drejtpërdrejt nga valët e Televizionit Shqiptar. Ky është suksesi i katërt për pilotin spanjoll të Hondas, që gjithsesi nuk e ka pasur të lehtë këtë fitore. Ndërsa kryesonte garën, del nga pista, por me këmbëngulje dhe guxim arrin të dalë sërish në krye.
Pilotët e nisin garën me goma shiu, por me kalimin e kohës pista fillon të thahet. Drejtuesit e skuadrave, iu kërkojnë pilotëve të ndërrojnë gomat. Vendosin ato të ndërmjetme. I fundit hyn në bokse Rosi, që kryesonte garën. Por kjo strategji e gabuar e skuadrës japoneze, ka bërë që ai të renditet në vendin e tetë, pasi gomat nuk arritën të merrnin nxehtësinë e duhur për të dhënë shpejtësinë maksimale.
Në përfundim të garës, në vendin e dytë dhe të tretë u renditën, Kratçko dhe Doviciozo. Ndërsa Mark Markez vazhdon të kryesojë kampionatin botëror të motorëve.