KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Markez vazhdon të dominojë në Moto GP
Markez vazhdon të dominojë në Moto GP

Markez vazhdon të dominojë në Moto GP

Gara e tretë e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit (MotoGP), që u zhvillua të dielën në Ostin të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur sërish për pilotin e Hondës, Mark Markez. Ai ka korrur fitoren e dytë radhazi këtë sezon, duke regjistruar edhe fitoren e 4-t radhazi në këtë pistë. Përtej dy përpjekjeve të Horge Lorenzos për të parakaluar dy herë në xhiron e parë, gara e djeshme ka qenë më tepër një rrugë me një kalim për pilotin e Hondës Markez, i cili arriti deri në një epërsi prej 8 sekondash deri në xhiron e fundit. Lorenzo, i cili mbeti prapa Dukatit të Andrea Doviciozos, por u rikthye në vendin e dytë në xhiron e pestë, u detyruar të kënaqej me këtë vend në garën amerikane, sidomos pasi u rrëzua në garën e mëparshme, atë të Argjentinës. Garën nuk arritën ta mbyllin as Valentino Rosi, Andrea Doviciozo dhe Dani Pedroza, ndërsa disa aksidente u shënuan në Çmimin e Madh të Amerikës. Podiumin e garës e plotësoi Janone i Dukatit.
Me fitoren e tij të 26-të në Moto GP, Markez e thelloi në 21 pikë kryesimin e tij ndaj Lorenzos në renditjen e përgjithshme të pilotëve.