KRYEFAQJA » LAJME » Markvalder: Zvicera do ta shikojë Shqipërinë të zhvilluar
Markvalder: Zvicera do ta shikojë Shqipërinë të zhvilluar

Markvalder: Zvicera do ta shikojë Shqipërinë të zhvilluar

Për 4 vitet e ardhshme parlamenti zvicerian ka miratuar projekte mbështetëse për Shqipërinë, bëri të ditur Krista Markvalder, presidente e Këshillit Kombëtar të Konfederatës zvicerane në takimin me mikpritësin e saj shqiptar Ilir Meta. Zonja Markvalder tha në konferencën e përbashkët pas takimit të zhvilluar pa praninë e medias, se është në interesin e Zvicrës që ta shohë Shqipërinë dhe rajonin te zhvilluar. Nga ana e tij, kryeparlamentari Ilir Meta theksoi se, Reforma në Drejtësi në kuadër të forcimit të shtetit ligjor, por dhe përmirësimi i klimës së biznesit sipas tij, do të sjellin më shumë investime zvicerane në vend.