KRYEFAQJA » LAJME » Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi në fokus e Komisionit të Jashtëm parlamentar
Marrëdhëniet Shqipëri - Greqi në fokus e Komisionit të Jashtëm parlamentar

Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi në fokus e Komisionit të Jashtëm parlamentar

Çështjet e mprehta të marrëdhënieve Shqipëri – Greqi, ishin në fokus të Komisionit të Jashtëm parlamentar i mbledhur të martën. Në seancën e posaçme dëgjimore me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizit kërkoi artikulimin publikisht lidhur me genocidin çam. “Qëndrimi i Bushatit për sa i përket çështjes çame ka avancim. Por qëndrimi i Bushatit për mos e parë si çështje pronësore, por të të drejtave të njeriut është jo i drejtë. Pse nuk e artikuluat publikisht genocidin çam? A e ngritët kërkesën dhe për varrezat për shqiptarët e Çamërisë?” pyeti zoti Idrizi.
Për ministrin e Jashtëm çështja çame është e lidhur ngushtë me heqjen e ligjit të luftës, që nuk ka vetëm efekte politike, por dhe ligjore. “Bisedimet tona janë në tre fusha… Heqja e ligjit të luftës që ka jo vetëm efekte politike, por edhe ligjore, pasi mban të bllokuar pronat e shqiptarëve të Çamërisë. Tek kjo ndarje kemi listuar çështjen çame” tha zoti Busahti.
Ministri i Jashtëm shqiptar ka bërë gjithashtu të ditur se po shikohet mundësia për një marrëveshje të re për detin në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.”Fryma e besimit është e rëndësishme dhe delikate….duhet kohë e gjatë për marrëveshje” u shpreh zoti Bushati. Deputeti socialist Taulant Balla i dha debatit ngj ngjyrim tjetër kur tha se “Marreveshja për detin…është tradhti kombëtare e ish-kryeministrit Sali Berisha”. Ai i bëri thirrje prokurorisë të kryejë hetime.