KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marrëveshja BE-Kanada
be, kanada, marreveshje

Marrëveshja BE-Kanada

Udhëheqësit politikë belge kanë arritur një konsensus në mbështetje të marrëveshjes së lirisë tregtare ,CETA-s, mes BE-së dhe Kanadasë, ka thënë kryeministri Charles Michel. Ai tha se “një marrëveshje”, u arrit pas raundit të fundit të negociatave me komunitetet frëngjisht-folës të Belgjikës, që kanë mbajtur deri tani peng marrëveshjen. Ceremonia e nënshkrimit u anulua pasi rajoni i Vallonias vuri veton. Kjo marrëveshje do të duhet të miratohet nga 27 vendet e tjera anetare të BE-së por kjo nuk duket të jetë problem, pasi asnjë nga rajonet europiane nuk ka pasur kundërshtime për këtë marrëveshje ambicioze.