KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marrëveshja Hungari-Greqi-Maqedoni; Hungaria shton forcat policore
hungari, greqi, maqedoni, polici, kufiri, marreveshje

Marrëveshja Hungari-Greqi-Maqedoni; Hungaria shton forcat policore

 

Hungaria dërgoi sot në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë një kontigjent të ri policor. Sipas marrevëshjes me këto dy vende, policia hungareze do të patrullojë së bashku me forcat kufitare maqedonase dhe ato greke përgjate vijes kufitare, për të parandaluar kalimin e paligjshem të emigrantëve. Zelli hungarez kundër emigrantëve shprehet më së miri edhe nga vendimi për të mbajtur një referendum, kundër vendimit të Brukselit për shpërndarjen e emigrantëve në vendet anëtare, një vendim ky i kritikuar ashpër nga Gjermania dhe partnerët e tjerë.